Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një artikull protestës studentore në Tiranë, duke theksuar se kryeqyteti shqiptar është kthyer përsëri në një “skenë” trazirash. Gazeta gjermane raporton se studentët janë ngritur në protestë kundër kushteve arsimore, tarifave të larta, por gjithashtu ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Media përmend sulmet ndaj institucioneve dhe përplasjet e vazhdueshme me Policinë. “Qindra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë kanë dalë në rrugë. Protesta e tyre drejtohet kundër kushteve të këqija të studimit dhe tarifave të larta të shkollimit. Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.”, shkruan media. Gazeta gjermane thekson gjithashtu se revolta studentore vjen në një kohë kur që prej fundit të muajit maj, qeveria përballet me protesta. Artikulli i plote: Shqipëria mbetet në...
Burimi:
gijotina.com