Gazeta franceze: Shqipëria kërkon konfiskimin e kështjellës luksoze të Ermal Beqirit, biznesmeni takime dhe me kryebashkiakun francez
Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Biznesmeni shqiptar, Ermal Beqiri, u arrestua në Albert, në departamentin Somme, teksa po fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Sipas gazetës franceze ‘Le Courrier Picard’, ai u gjykua me procedurë të përshpejtuar në gjykatën e Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë për këtë shkelje. Ngjarja ndodhi në fillim të muajit gusht. Aktualisht, Beqiri ndodhet i burgosur në burgun e Beauvais dhe kërkesa e tij e parë për lirim është refuzuar. Arsyeja është se Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, në mënyrë që ai të gjykohet edhe në vendin e origjinës. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...
Burimi:
gijotina.com