Gazeta franceze LIBERATION: Rinia është ngritur kundër korrupsionit, nuk ndalen deri në largimin e Ramës
LIBERATION “Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jonë e vetme për t’u dëgjuar dhe për të marrë atë që na takon”: Klea, 19 vjeçe, i mbështet aktet e dhunës që prej të martës kanë shoqëruar marshimet e të rinjve shqiptarë në shumë pjesë të vendit. Ata protestojnë kundër kushteve të mësimdhënies, tarifave universitare dhe korrupsionit në vend. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet në Shqipëri prej trembëdhjetë vitesh. Përshkallëzimi vjen pas muajsh protestash kundër qeverisë, të cilat fillimisht u nxitën nga një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në ishullin e Sazanit, i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared...
Burimi:
syri.net