Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj
Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për ndeshjen me Serbinë. Lajmi i mirë është rikthimi i Rei Manaj. Futbollisti që prej disa ditësh po kalonte një gjendje gripale, është rikthyer me skuadrën. Sulmuesi ishte shtruar në një spital privat për shkak të një temperature të lartë që kishte kaluar, megjithatë duket se tani gjendja e tij është stabilizuar dhe lojtari është rikthyer të stërvitet me grupin me intensitet të plotë. E gjithë skuadra gëzon formë të mirë fizike. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës stërvitore ku mbizotëron një energji shumë pozitive ndonëse përballë kanë Serbinë një kundërshtar jo vetëm historik...