Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

Ndër temat e shumta të trajtuara gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”, trajneri Gian Piero Gasperini foli edhe për çështjen “Lookman”: “Mund të them vetëm që më vjen keq, sepse ekziston rreziku që këta lojtarë të kujtohen vetëm për episodin e fundit dhe jo për momentet e bukura të përjetuara së bashku. Jam i mërzitur si për djalin, ashtu edhe për klubin, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”. Për projektin e të rinjve te Roma: “Kur folëm për herë të parë me klubin, pikërisht kjo ishte ideja. Kjo më dha entuziazëm, pasi e kam bërë gjithmonë në karrierën time. Te Roma është diçka e re, mund të jetë diçka ndryshe. Më dha një shtysë të mendoj: E kam bërë mirë në shumë vende, do...