Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Garcia “blindohet” deri në vitin 2030, klauzolë lirimi 1 miliard euro për yllin e ri të Real Madridit
Real Madridi “blindon” yllin e vet të ri. Sipas asaj që raporton gazeta “AS”, Gonzalo Garcia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030. Marrëveshje totale mes klubit, lojtarit dhe agjencisë që e përfaqëson, “Best of You”, e vulosur me një klauzolë gjigante: nga 50 milionë euro në 1 miliard euro. Një shifër galaktike për të mbrojtur sulmuesin kryesor të Botërorit për Klube, zbulimin absolut të turneut amerikan dhe yllin në rritje. Sulmuesi i ri spanjoll, 23 vjeç, ka lënë tashmë gjurmë: 5 gola në 10 ndeshjet e tij të para me skuadrën e parë, duke barazuar rekordin e Butragueños, vetëm një gol larg legjendarit Raúl. Me numrin 30 në shpinë, Gonzalo ka valëvitur flamurin e “La Fábrica” në SHBA, me paraqitje që kanë mahnitur Xabi...