Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

Gledis Nano është paraqitur këtë të hënë, 28 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), për fazën e radhës të garës për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në këtë fazë, kandidatët në garë i nënshtrohen testit të poligrafit dhe intervistës në panel, e cila ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës. Më 22 korrik u zhvillua faza e tretë e garës, ku shtatë kandidatët iu nënshtruan një provimi me shkrim dhe testit për arsyetimin logjik. Ndërsa më datë 10 korrik, kandidatët për kreun...