Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Ka përfunduar faza e aplikimeve për 40 pozicione të lira për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa në përfundim të afatit janë regjistruar gjithsej 979 aplikime. Përmes një njoftimi BKH thekson se vlerëson interesin e treguar për t’u bërë pjesë e institucionit dhe falënderon të gjithë aplikantët për pjesëmarrjen në procesin e konkurrimit. Pas përfundimit të fazës së aplikimit, procesi do të vijojë me verifikimin paraprak të aplikimeve dhe dokumentacionit të paraqitur, në përputhje me kriteret e përcaktuara në legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aplikantët që do të plotësojnë kriteret e përcaktuara do të kualifikohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit, të cilat përfshijnë testime dhe vlerësime, si dhe verifikimin e integritetit dhe përmbushjes...