Galliani kthehet te Milani? Ja e vërteta dhe pse ky emër i “përçan” opinionet

Galliani kthehet te Milani? Ja e vërteta dhe pse ky emër i “përçan” opinionet

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin 8 të rrugës “Aldo Rossi” në Milano. Një temë që po rritet dita-ditës me intensitet dhe zëra, sepse kthimi i mundshëm i Adriano Gallianit te Milani do të ishte një lajm bombastik. Një skenar që për momentin mbështetet në dy siguri. E para është se jemi ende në nivelin e hipotezës; thënë ndryshe, nuk ka asgjë të shkruar me shkrim, të zezë mbi të bardhë deri tani. Nga ana tjetër, nuk mund të ndodhë ndryshe: nëse “martesa e dytë” do të ndodhë me të vërtetë, ish-administratori i deleguar i kuqezinjve duhet të përfundojë më parë procesin e shitjes së Monzës. Pra,...