Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Galatasaray nuk ndalet! Kërkon një tjetër lojtar nga Bayern pas Leroy Sane
👁10439
12 Qershor 2025 18:42 Telesport Galatasaray po “shpërthen” këtë merkato vere. Sikur të mos mjaftonte transferimi i bujshëm i Leroy Sane, klubi turk kërkon një tjetër lojtar nga Bayern. Mediat turke shkruajnë se Galatasaray po tenton të rikthejë Sasha Boey. Ky do të ishte një rikthim, sepse mbrojtësi i djathtë më parë ka luajtur te kjo skuadër, para se të kalonte në Mynih. Klubi turk do huazim me të drejtë blerjeje, kurse Bayern deri tani nuk ka pranuar, sepse do shitje të drejtpërdrejtë ose huazim me detyrim blerjeje.