Galatasaray fiton derbin e madh ndaj Fenerbahce. Muriqi luan vetëm minutat e fundit (video)
26 Tetor 2026 21:24 Telesport Galatasaray ka fituar derbin e madh të Stambollit, duke mposhtur 2-1 Fenerbahcen, në supersfidën e luajtur në “Rams Park”. Derbi u zhbllokua në minutën e 29-të, ku i zakonshmi Victor Osimhen gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, pas asistit të Baris Yilmaz. Në minutën e 44-të, ishte sërish Osimhen që gjeti golin, këtë herë duke devijuar me kokë në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Galatasaray-in. Në minutën e 62-të, Fenerbahce ngushton shifrat me golin spektakolar me rroveshatë të İrfan Can Kahveci. Ndërkohë, Vedat Muriqi u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Sulmuesi dardan u fut në fushë në minutën e 83-të, në vend të Ngolo Kante. Shifrat nuk...
Burimi:
telesport.al