Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarumma-n, italiani ende nuk ka kthyer përgjigje sepse ka një tjetër plan

Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarumma-n, italiani ende nuk ka kthyer përgjigje sepse ka një tjetër plan

Pas transferimit të bujshëm të Victor Osimhen, Galatasaray po tenton një tjetër goditje të madhe. Klubi turk ka dërguar ofertën e parë zyrtare në drejtim të PSG-së për një transferim të mundshëm të Gigio Donnarumma-s. Portierit italian të cilit i skadon kontrata me PSG-në verën e vitit të ardhshëm, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, ndaj largimi i tij këtë verë nga francezët është mëse i mundshëm. Për një rinovim të kontratës, PSG i ka ofruar portierit italian rrogën që merr aktualisht, por Gigio ka kërkuar një rritje të ndjeshme, gjë që nuk pranohet nga...