Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

Një familje azilkërkuese nga Siria që jeton prej vitesh në Skoci ka marrë një propozim të papritur nga autoritetet britanike të Ministrisë së Brendshme (Home Office): një ndihmë financiare prej 3,000 paundësh për t’u zhvendosur dhe për të nisur një jetë të re në Shqipëri — një vend me të cilin familja nuk ka asnjë lidhje pasproti apo kulturore. Sipas raportimit të gazetës skoceze The Sunday National, letra zyrtare i është dërguar 39-vjeçarit Fadi Alsakka, i cili jeton në Glasgow me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Në dokument thuhej se dëmshpërblimi financiar do t’i ndihmonte ata të ndërtonin një të ardhme afatgjatë në territorin shqiptar, çka ka nxitur reagimin e menjëhershëm të familjes që e cilësoi këtë veprim si një gabim me...