Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gafa dhe VAR shpëtojnë Egnatian, rrogozhinasit barazojnë me 10 lojtarë (Video)
7 Gusht 2025 22:20 Telesport Egnatia ka marrë një barazim me peshë në Slloveni kundër Olimpia Ljubljana në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Pas një pjese të parë shumë të mirë nga skuadra e Edlir Tetovës, emocionet më të mëdha të ndeshjes kanë ardhur në pjesën e dytë. Arbitri skocez Beaton ka akorduar një penallti të dyshimtë në minutën e 68-të, por që është gabuar nga Tam. Penalltia e humbur nga Ljubljana – Video Në minutat e fundit të takimit, gjyqtari ka akorduar një tjetër penallti, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR. Egnatia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Fangaj. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet 14 gushtine ...