“Gabriel Jesus te Barcelona? Punëtor i palodhur, lojtar skuadre, jo qendërsulmues statik”
Gabriel Jesus është pranë transferimit te Barcelona. Sulmuesi brazilian mbërriti të hënën në Katalonjë dhe transferimi i tij do të zyrtarizohet para mbylljes së merkatos. Për të foli zëvendësdrejtori sportiv i Barcelonës, Bojan Krkić, i cili për një dekadë ishte pjesë e departamentit të skautimit të klubit dhe përgatiti disa raporte për brazilianin gjatë periudhës së tij te Manchester City. “Kisha shumë besim tek ai, raportet ishin të shkëlqyera. Shkova ta shihja dy herë nga afër kur ishte te City dhe flitej për largimin e tij, para se të transferohej tek Arsenali”, – tregoi Krkić për “SPORT”. Ai vlerëson veçanërisht cilësitë teknike: “Është një lojtar shumë i mirë teknikisht. Ka kontroll të shkëlqyer të parë me të dyja këmbët, e drejton mirë topin dhe reagon shumë shpejt...
Burimi:
telesport.al