Gabimi i përsëritur, që Barcelona e Flick nuk ka arritur ta korrigjojë dhe po i kushton shtrenjtë

Gabimi i përsëritur, që Barcelona e Flick nuk ka arritur ta korrigjojë dhe po i kushton shtrenjtë

Barcelona e Hansi Flick e ka ndërtuar identitetin mbi lojën sulmuese dhe dëshirën për të kërkuar gjithmonë fitoren. Megjithatë, kjo filozofi po i kushton pikë të rëndësishme. Humbja 2-1 ndaj Real Madridit në “El Clásico”, pas golit të Mbappé në kundërsulm, është shembulli më i fundit. Madrilenët tashmë e kanë sërish fatin e titullit në duart e tyre. Edhe në Paris, Barcelona nuk arriti ta ruante barazimin 2-2 ndaj PSG-së, duke pësuar dy gola në fund dhe humbur 4-2. Problemi është përsëritur në disa ndeshje vendimtare. Në dhjetor 2024, Atlético Madridi fitoi 2-1 me golin e Alexander Sørloth në minutën e 96-të. Në shkurt 2025, Atlético barazoi 4-4 në Kupë me dy gola në minutat e fundit. Po atë vit, Interi barazoi 3-3 në minutën e...