Futsall/ Gati për fazën “Main Round”, Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Bjellorusisë

Futsall/ Gati për fazën “Main Round”, Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Bjellorusisë

5 Nëntor 2026 19:52 Telesport Kombëtarja shqiptare e futsallit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028. Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Orhan Ibishi, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, me të gjithë lojtarët në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë këtë të premte, më 6 nëntor, në orën 15:30, në palestrën sportive të Humenné, në Sllovaki. Kjo është ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin 6, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve të ndjekin...