Futën Ziza Pajazitin në burg – Polici merret i pandehur. Punonjësi: Më urdhëroi shefi i policisë, Sokol Kaçolli
Elton Qyno - Syri.net/ Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, lidhur me rastin e skandalit të hyrjes dy herë në takim të modeles Kosovare, Ziza Pajaziti. Lëngu, rrezikon një dënim nga 1 deri në 7 vjet burgim, pasi hetimi ka zbuluar se ai në mënyrë të qëllimtë, ka falsifikuar dokumentin e takimit special në 13 qershor 2025 mes të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu dhe Ziza Pajazitit. Fakti që Perent Lënga, ka shënuar në dokument emrin e të dënuarit “Vladimir Kurti”, ndërkohë që takimin në realitet Ziza Pajaziti, e ka bërë me të dënuarin Laert Haxhiu, ka çuar në ngritjen e akuzës së “Falsifikimit...
Burimi:
syri.net