Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Futbolli pa frymëmarrje, Klopp parajamëron dramën e kalendarit çnjerëzor
Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi të gjitha trajnerët. Ndër zërat më autoritarë është ai i Jürgen Klopp, ish-trajnerit të Liverpool-it, i cili prej vitesh denoncon kalendarin “çnjerëzor” të imponuar klubeve dhe kombëtareve. Orët e fundit është rikthyer alarmi i tij mbi këtë temë delikate: “Vitin e kaluar ishte ‘Copa America’ dhe Kampionati Europian. Sivjet kemi Kupën e Botës për Klube, vitin tjetër do të jetë Botërori i kombëtareve. Kjo do të thotë se për lojtarët e përfshirë nuk ka asnjë periudhë...