Burimi:
Top-Channel.tv

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore në zgjedhje?
👁7665
Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare po u rreshtojnë qytetarëve shqiptarë programet e tyre ekonomike për 4 vitet e ardhshme, nëse do të vendosen në krye të qeverisë. Pagat dhe pensionet vazhdojnë të jenë çelësi kryesor edhe në këto zgjedhje për partitë që kandidojnë. PS sugjeron një pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro, PD e rrit deri në 1500 euro. Ndërsa dakordësohen për një pension minimal 200 euro, teksa ai mesatar premtohet më i lartë nga PD....