Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
👁9493
Ka një moment në takimet e fushatës së Edi Ramës, kur ai nuk e mban dot më rolin me të cilin del nga shtëpia çdo politikan; atë të shërbëtorit të popullit, të njeriut që ka ardhur për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që herë pas here i hedh ndonjë romuz apo akuzë rivalëve politikë. Ky është momenti kur ndonjë qytetar i ankohet se ka paguar ryshfet, se ka qenë i detyruar të bëjë pagesa nën dorë për të marrë shërbimet që normalisht i takojnë falas dhe me shansin që i jepet për të pasur kryeministrin përballë, shpreson t’i përmirojë gjërat...