Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta
👁15654
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar ndikimin që kanë pasur veprimet e SPAK në klimën elektorale të këtyre ditëve. Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, ai veçoi si moment vendimtar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij krijoi një tronditje të dukshme në krahun e majtë dhe përforcoi opozitën. “Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës,” deklaroi Fevziu, duke nënvizuar efektin e menjëhershëm të këtij zhvillimi në dinamikën e garës. Megjithatë, me më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, gazetari nuk...