Fury-Joshua, zyrtarizohet përballja e madhe britanike
Përballja e shumëpritur mes dy ish-kampionëve britanikë të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, më në fund është zyrtarizuar. Dy yjet e boksit do të përballen më 11 dhjetor 2026 në Kardif, në stadiumin “Principality”, në një nga sfidat më të mëdha të boksit britanik. Lajmi është konfirmuar nga promotori Turki Alalshikh, pas javësh negociatash për vendin dhe orarin e duelit. Sipas planifikimeve, Fury dhe Joshua pritet të ngjiten në ring rreth orës 01:00 pas mesnate, sipas orës shqiptare, për t’iu përshtatur edhe audiencës amerikane. Dy boksierët do të zhvillojnë konferencën e parë për shtyp më 30 shtator në Londër, duke nisur zyrtarisht përgatitjet për një prej dueleve më të shumëpritura të viteve të fundit. Fury vjen pas fitores ndaj Mariusz Wach në...
Burimi:
gijotina.com