Furlani “ngel në klasë” Milanin e tij: Sezon i dështuar, janë bërë shumë gabime

Furlani “ngel në klasë” Milanin e tij: Sezon i dështuar, janë bërë shumë gabime

CEO i Milanit, Giorgio Furlani, foli për “Mediaset” pas humbjes 1-0 në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna. Këto ishin deklaratat e tij: “Së pari dua të përgëzoj Bologna për këtë arritje historike. Pastaj dua të them tri gjëra: Nuk mund ta mohojmë, ky është një sezon i dështuar. Edhe pse fituam Superkupën, jemi larg objektivave që kishim vendosur. Na mbeten edhe dy ndeshje për t’i luajtur, do përpiqemi ta mbyllim sa më mirë sezonin, edhe pse jemi larg pritshmërive që kishim në fillim. Së treti, e ndajmë zhgënjimin me tifozët. Janë bërë shumë gabime, por duhet të ecim...
Burimi: Telesport.al