Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet, ja cilat ministri marrin më shumë fonde dhe si mbështeten prioritetet

Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet, ja cilat ministri marrin më shumë fonde dhe si mbështeten prioritetet

Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar dokumentit, pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, pensionet dhe programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë. Konkretisht ministria më e “paguar” është ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ku pjesa me e madhe e fondeve shkon për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dytësor dhe parësor si dhe mbulimin e pagave të bluzave të bardha. Buxheti i kësaj ministrie nga 807 milionë euro i programuar për vitin...
Burimi: Sot.com.al