Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fuqia e një njeriu që e ndryshoi botën: Ali Ibn Nafi ose Mick Jaggeri i shekullit IX
Daut Dauti Kordoba e shekullit IX ka qenë e rëndësishme sikur Londra apo Nju Jorku i sotëm. Qyteti kishte plot shkencëtarë, arkitektë, inxhinierë, filozofë, artistë… Për nivelin e civilizimit të Kordobës flet fakti që tregon se ky qytet kishte bibliotekë me mbi një milion libra. Në mes tjerash, qyteti kishte kanalizim dhe ujësjellës, kurse rrugët ishin me ndriçim. Pushteti i Umajadëve kishte shënuar kulmin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor në të cilin jetonin në harmoni (pothuajse të plotë) myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët. Në vitin 873 në Kordobë erdhi një njeri i cili do ta ndryshonte historinë e kulturës dhe artit jo vetëm në këtë qytet të Andaluzisë, por në tërë Evropën. Ai ishte Ali Ibn Nafi, i cili në histori njihet edhe si Zirjabi...