Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima dhe 18 persona të zhdukur. Ndalohen anëtarët e ekuipazhit
Bota E Hënë, 31 Gusht 2026 09:22 Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi trageti i pasagjerëve u përmbys dhe u fundos në brigjet e Qipros ditën e djeshme. Sipas autoriteteve, trageti transportonte 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi kur filloi të merrte ujë, pak pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Kyrenias, të dielën rreth orës 12:30 sipas kohës lokale. Kapiteni i anijes dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë. Shumica e personave në bord janë shpëtuar, ndërsa një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, në bashkëpunim me autoritetet turke, vijon në zonën ku ndodhi incidenti. Helikopterë dhe anije të rojes bregdetare janë...
Burimi:
kohajone.com