Fundjavë me diell, qindra qytetarë zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të pushuar

Fundjavë me diell, qindra qytetarë zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të pushuar

Sezoni Veror 2025 ende nuk është çelur zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar pushuesit që të popullojnë plazhin e Shëngjinit gjatë kësaj fundjave. Moti i ngrohtë ka tërhequr pushues të shumtë drejt kësaj zone turistike. E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është populluar me vendas dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në vend që zgjidhet nga vizitorë të shumtë për kushtet, natyrën, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme.
Burimi: Javanews.al