Ftesë për ëndërrim
25 September, 2026 - 11:20 Ftesë për ëndërrimZgjim SherifiGjethet filluan të plasariten nga ndërrimi i stinëve,diku një fjollë e lehtë freskie sapo hyri nga dritarja. Kjo prekje hyjnore do të kishte zgjuar të vdekurit e gjallë, por, përpjekje përsëri e dështuar për të krijuar frymëzime të reja. Rrëfim i dështuar, Mbretit nuk i pelqeu, Sheherzadja vdiq! A thua vullneti njerëzor është krijuar nga dështimet? Unë shkeli mbi kufomat e dështimeve, plot me eshtra të ëndrrave të dikurshme. Tashmë, era bëhet më e fuqishme, gjethet bien! Ëndrra ngadalë merr formë, shndërrohet në ferr dhe parajsë. Kjo jetë, sa përrallë e bukur! Është sfilitje e padurueshme kur përpiqesh të përmbushësh boshësinë. Rrjedha e lumit përbaltet, fytyrat nuk shihen, çdokush ka gjyqin në duart e veta. Sapo hymë...
Burimi:
kultplus.com