Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ftesa e Ramës, 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage po bën gati valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell, nëse do t’i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Fansat e Farage kanë parë pamje të papritura që janë hedhur në platformën sociale ‘X’ së fundmi: fillimisht një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ramës dhe udhëheqësit të Reform UK me rroba banje të ngushta në stilin viktorian, duke u relaksuar në një plazh, me mbishkrimin “VIZITONI ALBANIA” të shkruar sipër tij. Kjo u pasua shpejt nga një imazh tjetër...