Fshihnin të ardhurat, sekuestrohen dhjetëra milionë lekë në valuta të ndryshme në Elbasan

Fshihnin të ardhurat, sekuestrohen dhjetëra milionë lekë në valuta të ndryshme në Elbasan

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script”. Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve. Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script”. Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle...