FSHF vlerëson kontributin e tij. Presidenti Duka i jep titullin “Mirënjohje” ish-arbitrit Tef Prela
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka nderuar me titullin “Mirënjohje”, ish-arbitrin e njohur shqiptar, Tef Prela, për kontributin e tij të vyer në arbitrim, si anëtar i kolegjiumit të Shkodrës dhe si një prej gjyqtarëve të spikatur të futbollit shqiptar. Tef Prela është një emër që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë së arbitrimit në Shqipëri. Ai iu afrua arbitrimit në vitin 1969 dhe brenda pak vitesh kaloi nga ndeshjet e fëmijëve, të rinjve dhe kategorisë së dytë, në skenën e Kategorisë së Parë. Rreth 170 ndeshje të gjykuara në Kategorinë e Parë janë një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë, përkushtimit dhe besimit që ai fitoi gjatë viteve në futbollin shqiptar. Por karriera e tij nuk u kufizua vetëm brenda Shqipërisë....
Burimi:
telesport.al