Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
FSHF TV, nisin diskutimet për risinë e Federatës Shqiptare të Futbollit
26 Qershor 2025 15:02 Telesport Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri. Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit. Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV. Ky i fundit pritet të jetë një risi.