Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
FSHF organizon seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive
👁2050
Federata e Futbollit organizoi sot seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive, duke mbledhur përgjegjësit teknikë të klubeve të “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me kompaninë turke “HATKO”, që merret me mirëmbajtjen e fushave të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpisë së Futbollit”. Seminari kishte si qëllim kryesor rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së terreneve sportive në mënyrë që të sigurohen kushtet e domosdoshme për zhvillimin e ndeshjeve. Në këtë seminar ishte i pranishëm edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili theksoi se klubet e Kategorisë së Parë, stadiumi “Arena...