FSHF organizon në Golem edicionin e ri të turneut të futbollit të plazhit, marrin pjesë 12 ekipe

FSHF organizon në Golem edicionin e ri të turneut të futbollit të plazhit, marrin pjesë 12 ekipe

Federata e Futbollit po organizon në Golem edicionin e radhës të turneut të futbollit të plazhit, një aktivitet që është shndërruar tashmë në një traditë të bukur verore. Turneu ka nisur paraditen e sotme dhe në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe: LEON, FJT, BEACHEE, FIFA DE PLAYA, REI&CO, ORANGE FC, GOLEMI, BARRIKADA, KKD, CAMERIA, JATA MARKET dhe FC 12. Ky edicion luhet me sistem eliminimi, me duele direkte që kanë sjellë shumë emocione gjatë gjithë ditës së sotme. Turneu do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe ditën e nesërme, deri në përcaktimin e finales së këtij sezoni, që do të luhet...