Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura
👁7820
Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Seleksionimet do të zhvillohen në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të fokusohen te lojtarët e lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, do të ndjekë nga afër të gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada. Synimi i këtij seleksionimi është identifikimi i talenteve të reja që mund...