FSHF nis shitjen e biletave për sfidën e 9 shtatorit Shqipëri-Letoni

FSHF nis shitjen e biletave për sfidën e 9 shtatorit Shqipëri-Letoni

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.Biletat mund të blihen vetëm online.Procedura se si blihet bileta online:Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga...