FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për futbollistët shqiptarë që jetojnë në SHBA, nisin seleksionimet për të tretin vit rresht

FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për futbollistët shqiptarë që jetojnë në SHBA, nisin seleksionimet për të tretin vit rresht

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për talentet shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe Kanada, ku do të nisin shumë shpejt seleksionimet për t’u bëre pjesë e kombëtareve tona të moshave qoftë për djem ashtu edhe për vajza. “Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Në këto seleksionime do të marrë...