FSHF jep njoftimin e rëndësishëm. Hapet Akademia e Arbitrimit VII, ja si procedohet për regjistrimet

FSHF jep njoftimin e rëndësishëm. Hapet Akademia e Arbitrimit VII, ja si procedohet për regjistrimet

19 Tetor 2026 18:11 Telesport Federata e Futbollit vijon të mbajë të hapura aplikimet për Akademinë e Arbitrimit VII, duke ftuar të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të nisin një rrugëtim të ri profesional dhe të bëhen pjesë e brezit të ardhshëm të arbitrave në Shqipëri. Akademia e Arbitrimit është një mundësi për të gjithë ata që duan të njohin më nga afër botën e arbitrimit dhe të përgatiten për të ushtruar këtë rol të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar kërkesën e tyre në adresën e emailit [email protected]. Për më shumë informacion mbi procesin e regjistrimit, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, aplikantët mund të vizitojnë edhe faqen e FSHF-së “Bëhu Arbiter”, ku gjenden të gjitha...