Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
“Fshati turistik në Theth” ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama ai i cili në një lidhje live në Facebook reagoi ashpër ndaj këtij ndërtimi pa leje. Sipas Ramës ky ndërtim pa leje në zemër të Thethit, edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Por pak minuta më parë ka ardhur një reagim nga Prokuroria e Shkodrës. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Shkodrës shkruan se për rastin në fjalë, nga faktet që ka referuar Policia e Shtetit, nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm....