Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fshati që u shkatërrua nga tërmeti
Më 16 dhjetor të vitit 1811 fshati i Madridit të Ri, në Missouri, u trondit nga një prej tërmeteve më të fuqishme që kishin njohur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Kërkime nga sizmologë të shekullit të 20 zbuluan se tërmeti i Madridit të Ri ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Fshati pothuajse u shkatërrua nga tërmeti, i cili gjithashtu shkaktoi një devijim të përkohshëm të rrjedhjes së lumit Misisipi. Tronditjet u ndjenë që nga pjesa lindore e Kanadasë në veri deri në gjirin e Meksikës në jug. Për çudi vetëm dy veta humbën jetën, dhe kjo ndoshta për arsyen se dëmet më të mëdha ndodhën në zona shumë pak të populluara.