Frrok Lleshaj u vra me armë me silenciator! HASMI nuk harron- Gjakmarrja ndër dekada, shkaktoi 5 viktima

Frrok Lleshaj u vra me armë me silenciator! HASMI nuk harron- Gjakmarrja ndër dekada, shkaktoi 5 viktima

Frrok Lleshaj VAU I DEJËS-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në fshatin Paçram të Vaut të Dejës mbrëmjen e djeshme. Lleshaj po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij. Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij, e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur. Fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, fakt i cili lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator. Pista kryesore gjakmarrja! Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u...