Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK
Eurodeputeti i Demokracisë së Re Fredi Beleri, është vendosur orët e fundit në qendër të debatit politik në Greqi. Shkak ka qenë një deklaratë e tij për Ilias Kasidiaris, ish-deputetin e Agimit të Artë, i cili më 15 shtator doli nga burgu pas vuajtjes së një pjese të dënimit prej 13 vitesh dhe ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë. Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku raporton se deklarata e Belerit u bë në 10 shtator në televizionin ONE, disa ditë përpara lirimit të tij. Duke folur për të, Beleri ka thënë ndër të tjera se Kasidiaris ishte “një nga të paktët grekë që e bëri burgun deri në ditën e fundit”. Kjo frazë shkaktoi reagimin e partisë më të madhe opozitare PASOK,...
Burimi:
javanews.al