Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Frederik Ndoci ikën nga Ferma VIP, këngëtari eliminohet nga gara pas televotimit të publikut
👁4575
Mbrëmja e 18-të e spektaklit të shumëpritur “Ferma VIP 2” që u transmetua këtë të premte në ekranin e Vizion Plus, solli për publikun një natë të mbushur me emocione të forta, largime të bujshme, rrëfime të ndjera, sfida argëtuese dhe momente të papritura. Spektakli nisi ndryshe nga zakonisht, me një njoftim të rëndësishëm në panelin e opinionistëve. Në mungesë të Kastro Zizos, Krah Luanës dhe Zhakut këtë herë u ul një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismajli. Artistja solli një energji të veçantë në studio, duke zëvendësuar më shumë se denjësisht opinionistin e munguar...