Frank Capra, regjisori që i dha kinemasë mesazhe njerëzore

Frank Capra, regjisori që i dha kinemasë mesazhe njerëzore

Frank Capra, një nga regjisorët më të njohur të kinemasë amerikane, lindi me emrin Francesco Rosario Capra në Bisacquino të Sicilisë. Në vitin 1903, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. U vendos në Los Anxhelos, ku studioi kimi dhe u diplomua në vitin 1918. Po atë vit u bashkua me ushtrinë amerikane. Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, në vitin 1920 mori nënshtetësinë amerikane dhe emrin Frank Capra. Capra e nisi karrierën në kinemanë pa zë, duke kryer detyra të ndryshme në industrinë e filmit. Në vitin 1930 filloi të punonte si regjisor dhe shumë shpejt u bë një nga emrat më të rëndësishëm të Hollivudit. Suksesi i madh erdhi me filmin Ndodhi një natë, i cili fitoi pesë çmime Oscar....