Françesk Anton Santori, figurë e rëndësishme e letërsisë arbëreshe të shekullit XIX
Më 16 shtator të vitit 1819 lindi Francesco Antonio Santori shkrimtar, poet, dramaturg, studiues i folklorit dhe klerik arbëresh nga Santa Caterina Albanese, fshat në Kalabri, Itali. Santori është një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe, i cili me krijimtarinë e tij, ndërthuri traditën arbëreshe me frymën e Rilindjes Kombëtare, duke ruajtur identitetin shqiptar në mërgatë dhe duke e pasuruar atë me elementë modernë. Gjithashtu, ai i dha gjuhës shqipe forma të reja artistike dhe e vendosi në qendër të kulturës evropiane të kohës. Santori kontribuoi direkt ne hartimin e një gramatike dhe fjalori: Shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe (në vargje) për t’ua bërë më të lehtë bashkatdhetarëve mësimin e gjuhës amtare. Ai shkroi, gjithashtu, himnin “Valle e haresë së madhe” (1848),...
Burimi:
kultplus.com