No Image Available

Francë-Portugali 0-0, Shqipëria lan duart me Euro U17

Euro U17, Grupi A: Shqipëri- Gjermani 0-4 (7′ Mensah, 20′ Staf, 65′ Mike, 85′(p) Oteng-Mensah) Francë- Portugali 0-0 Humbja e ndeshjes me Gjermaninë U17 nga Shqipëria U17 me shifrat 0-4 dhe barazimi mes Francës dhe Portugalisë në mbrëmje 0-0 ka përcjellë zyrtarisht Shqipërinë nga mundësia e kualifikimit për në gjysmëfinale. Tani Franca, Portugalia dhe Gjermania do të luftojnë në ndeshjet e fundit për dy biletat e parashikuara nga UEFA. Ndeshjet e fundit në grup zhvillohen të dielën (25 maj) në orën 20:30 me duelet Francë- Shqipëri (Elbasan Arena) dhe Portugali- Gjermani (Arena Kombëtare). Vazhdo leximin
Burimi: Sportiim.al