Franca prezanton mundësitë e studimit të lartë për të rinjtë shqiptarë

Franca prezanton mundësitë e studimit të lartë për të rinjtë shqiptarë

Nën moton “Study in France / Study with France”, Franca prezantoi mundësitë e studimit të lartë për të rinjtë shqiptarë, duke vënë në fokus ekselencën akademike, inovacionin dhe perspektivat ndërkombëtare. Nxënës, studentë, prindër dhe familjarë patën sot mundësinë të njihen nga afër me ofertën e arsimit të lartë francez gjatë World Education Fair në Tiranë. Në stendën franceze, përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shqipëri, përmes Campus France Albania, prezantuan mundësitë e studimit në Francë, duke ofruar informacion dhe orientim për të rinjtë shqiptarë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre akademike në një nga sistemet arsimore më të njohura në botë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua Campus France Albania, që vepron pranë Institutit Francez të Shqipërisë, KubFranceTirana, operator i Ambasadës së Francës...