“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme: Mbyllni kufinjtë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar emigracionin për valën e trazirave që ka përfshirë Francën, duke u bërë thirrje autoriteteve franceze të mbyllin kufijtë dhe të marrin nën kontroll situatën. Deklarata e tij vjen pas disa javësh protestash kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, të cilat janë përshkallëzuar në dhunë në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Në një reagim të publikuar të dielën në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Franca po digjet!”, duke pretenduar se emigrantët me prejardhje nga kultura të ndryshme kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës në vend. “Emigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht e ndryshme, njerëz që kanë urrejtje në zemrat e tyre, e ka shkatërruar atë vend dikur të madh”, deklaroi presidenti amerikan.Ai u...
Burimi:
javanews.al