Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?
Protestat e dhunshme që kanë përfshirë Francën po ngrenë shqetësime edhe në Britaninë e Madhe. Të dy vendet përballen me vështirësi ekonomike, borxhe në rritje dhe pakënaqësi ndaj klasës politike. Por, siç argumenton historiani Robert Tombs në një analizë për The Telegraph, traditat institucionale, kultura politike dhe problemet e ndryshme shoqërore mund të përcaktojnë nëse kriza do të shprehet përmes votës apo dhunës në rrugë. Franca po përjeton disa nga trazirat më të rënda të viteve të fundit. Pamjet e zjarreve, përplasjeve me policinë dhe protestave masive kanë rikthyer në Britani një pyetje që deri vonë dukej e largët: a mund të përhapet e njëjta valë pakënaqësie edhe përtej Kanalit të La Manshit? Britanikët dhe francezët e kanë konsideruar historikisht njëri-tjetrin shumë të ndryshëm, megjithëse...
Burimi:
javanews.al